Qendra Rinore “PO”
Komentet te Qendra Rinore “PO” Janë të Mbyllura Qendra Rinore “PO”
QENDRA SHQIPTARE PER POPULLSINE DHE ZHVILLIMIN
Qendra Rinore “PO”

Historiku – Qendra Rinore “PO” është hapur në Tiranë, në vitin 2000, si një projekt ambicioz i Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) duke patur në fokus të aktivitetit të saj të Rinjtë. Për 7 vjet Qendra Rinore ka funksionuar si një qendër këshillimi dhe ofruese shërbimesh të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues. Puna produktive e stafit të qendrës dhe vullnetarëve ka kontribuar në përmirësimin e situatës së shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri. Në vitin 2009 qendra është rinovuar në konceptim të shërbimeve dhe të ambjenteve duke u fokusuar te ofrimi i Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë.

Shërbimet Miqësore për të Rinjtë që qendra rinore “PO” ofron përfshijnë:
Shërbime jo-klinike:
  •  Trainim për edukatorët e moshatarëve.
  • Trainim për të rinjtë në ngritjen e aftësive jetësore.
  • Trainim për ofruesit e shërbimit.
  • Seminare edukuese për prindërit, dhe profesionistët e fushave të ndryshme/liderët e komunitetit fetar/kulturor/shoqëror, zyrtarët, përfaqësuesit e OJF-ve, grupet në nevojë.
  • Aktivitete zbavitëse jashtë klinikës (konkurse, festivale, shfaqje teatrale, muzikore) etj.
  • Materiale për Informim Edukim dhe Komunikim: broshura, fletëpalosje, gazeta, libra xhepi etj.
Shërbime Klinike:
  • Metodat kryesore të Kontracepsionit.
  • Test të shpejtë IST/HIV/AIDS.
  • Kujdes, mbrojtje kundër IST/HIV-it, seks të sigurt.
  • Vizita dhe konsulta gjinekologjikie/obstetrike, Test shtatzënie, Pap-test, Ekografi, Kolposkopi.
  • KëshillimSeksual, për Kontraceptivët, për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme/ HIV/AIDS.
  • Këshillim për planifikim familjar, për çështjet gjinore, abuzimin seksual, orientimin seksual, për adoleshentet shtatzënë etj.
  • Para dhe pas Këshillim për Abortin.
Referim
  • Gamë e gjerë e kontraceptivëve.
  • Abort i sigurtë.
  • Testimi dhe Këshillimi Vullnetar (VCT); mbështetja për të Rinj që Jetojnë me HIV (RJHIV).
  • Dhuna seksuale.
  • Kujdesi i nënës (para lindjes).
  • Testi i kompjuterizuar i IST etj.

Mbi të gjitha shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Private dhe Konfidenaciale
  • Jo gjykuese
  • Ofrohen nga staf i mirëtrajnuar që adreson nevojat specifike, biologjike, sociale, psikologjike dhe shëndetësore të klientëve.
  • Ambient komod dhe i përshtatshëm për adoleshentët, meshkuj dhe femra, beqarë apo të martuar.
  • Cmime tepër të përballueshme

Sugjerimet, opinionet dhe nevojat e klientit luajnë një rol të rëndësishëm në dizenjimin e shërbimeve të reja, materialeve informuese, pajisjeve të qendrave dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

PROFIL

Blerina BEJAJ

Blerina ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale. eshtë punonjëse e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin që nga korriku 2008. Me një përvojë solide me aftësi administruese, në veçanti me parashikimin, planifikimin e ngjarjeve dhe raportimin e të dhënave.

E aftë për të shkruar propozime dhe raporte të projektit, për të koordinuar takimet me të rinjtë; mjekë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë; përfaqësues të organizatave të tjera, udhëheqës të komunitetit etj, me të cilat ACPD bashkëpunon. E aftë për të organizuar dhe zbatuar trajnime, forume, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete rekreative, fushata ndërgjegjësimi në ditët ndërkombëtare. Ka zhvilluar shumë trajnime, sesione edukimi dhe aktivitete të tjera me tema të lidhura me shëndetin riprodhues seksual dhe të drejtat, siç janë metodat moderne kontraceptive; edukim gjithëpërfshirës seksual; gjinia dhe të drejtat; IST / HIV / AIDS, të drejtat e njeriut. Aftësi profesionale në përkthimin e materialeve nga anglishtja në shqip dhe kundrejt. Aftësi komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup. Siguron pjesëmarrjen maksimale e të rinjve në Qendrën Rinore përmes përfshirjes aktive të tyre në zbatimin e projekteve rinore duke i inkurajuar ata në mënyrë aktive dhe duke i ndihmuar ata të përfshihen në mundësi të tjera.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian